KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Rama: Projekti i tramvajit elektrik do të financohet nga kapitali privat, jo nga buxheti i Kryeqytetit

Rama: Projekti i tramvajit elektrik do të financohet nga kapitali privat, jo nga buxheti i Kryeqytetit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se projekti për tramvajin elektrik nuk do të financohet nga buxheti i Kryeqytetit, por përmes angazhimit të kapitalit privat.

Në një reagim publik, Rama theksoi se projekti po zhvillohet në bashkëpunim me sektorin privat dhe se nuk ka nevojë për ndarje të mjeteve nga buxheti komunal.

“Sa i përket TRAM-it elektrik, nuk ka nevojë të ndahet buxhet nga Kryeqyteti. Projekti po zhvillohet në bashkëpunim me sektorin privat dhe do të financohet përmes angazhimit të kapitalit privat”.

“Për ata që kanë dashur me dëgju, këtë e kam shpjeguar ditën kur janë nënshkruar marrëveshjet me operatorët privatë”, është shprehur Rama.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.