KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rama: Prishtina do ta udhëheqë rrjetin e qyteteve të Ballkanit në vitin 2027

Rama: Prishtina do ta udhëheqë rrjetin e qyteteve të Ballkanit në vitin 2027

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Prishtina do ta marrë Presidencën e rrjetit të qyteteve të Ballkanit B40 për vitin 2027.

Rama ka bërë të ditur se Prishtina është ftuar zyrtarisht nga kryetari i Zagrebit dhe presidenti aktual i B40, Tomislav Tomašević, që të marrë drejtimin e rrjetit gjatë vitit të ardhshëm.

Sipas Ramës, Samiti B40 do të mbahet në Prishtinë në janar të vitit 2027.

Ai e ka cilësuar këtë përgjegjësi si një vlerësim për rolin e Prishtinës në rajon, por edhe si mundësi për ta shndërruar kryeqytetin në një platformë të dialogut, bashkëpunimit dhe zhvillimit ndërmjet qyteteve të Ballkanit.

Rama ka bërë të ditur se edhe Qyteti i Sarajevës ka shprehur mbështetjen për Prishtinën për marrjen e Presidencës, duke vlerësuar, sipas tij, lidershipin dhe orientimin drejt gjithëpërfshirjes, partneritetit dhe vizionit evropian.

“Në 2027, Prishtina nuk do të jetë vetëm pjesë e tavolinës së qyteteve të Ballkanit, do ta udhëheqë atë”, ka shkruar Rama.

“Prishtina po rritet. Po lidhet. Po udhëheq”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.