KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rama: “Prishtina 2030”, mundësi historike për Kosovën

Rama: “Prishtina 2030”, mundësi historike për Kosovën

Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” përbëjnë një nga projektet më të mëdha ndërkombëtare që i është besuar Kosovës dhe një mundësi të rëndësishme për promovimin e vendit në arenën ndërkombëtare.

Kështu ka deklaruar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka theksuar se organizimi i Lojërave Mesdhetare bart me vete përgjegjësi të madhe, por edhe mundësi të jashtëzakonshme për Kosovën.

“Kemi përgjegjësi të madhe, por edhe një mundësi të jashtëzakonshme. Koha nuk pret. Çdo ditë duhet të shfrytëzohet për planifikim, koordinim dhe vendimmarrje”, ka deklaruar Rama.

Ai ka thënë se Komuna e Prishtinës do të vazhdojë t’i përmbushë obligimet e saj në kuadër të përgatitjeve për “Prishtina 2030”, me përgjegjësi dhe përkushtim. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.