KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rama për VV-në: Këta nuk janë as parti politike, janë njëlloj sekti (VIDEO)

Rama për VV-në: Këta nuk janë as parti politike, janë njëlloj sekti (VIDEO)

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka lëshuar akuza të forta ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe qeverisë qendrore.

Subjektin e drejtuar nga Albin Kurti, ai e ka cilësuar jo si një parti politike, por si një lloj sekti që sipas tij, përdor frikësimin dhe shantazhin për të bllokuar projektet madhore të kryeqytetit.

Gjatë një interviste në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, i pari i Prishtinës theksoi se përpjekjet e pushtetit qendror janë të fokusuara në sabotimin e punëve në kryeqytet, duke refuzuar çdo bashkëpunim institucional.

 Këta nuk janë as parti politike. Unë e kam thënë që tri vite që ky është një lloj sekti. Domethënë njëfarë mendësie e mbrapshtë që vetëm saboton, shantazhon, frikëson, e përdor frikën si një mjet të fortë për me i shti njerëzit me u bërë me ta në bazë të frikës”, ka deklaruar Rama.

Rama theksoi se në dy vitet e para të mandatit ka kërkuar vazhdimisht bashkëpunim me qeverinë, duke theksuar se si kryeministri Albin Kurti, ashtu edhe ai vetë, janë të zgjedhur nga populli për t'u shërbyer qytetarëve e jo për të luftuar njëri-tjetrin.

Megjithatë, sipas tij, nga ana tjetër nuk ka pasur asnjëherë vullnet për dialog.

Kryetari i Prishtinës përmendi me emra projektet infrastrukturore që po hasin në bllokada nga niveli qendror.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.