KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rama për të riun e lënduar në sy: U kujdesa personalisht për kurimin e tij në Itali

Rama për të riun e lënduar në sy: U kujdesa personalisht për kurimin e tij në Itali

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas lëmdimit të 28-vjeçarit në sy gjatë protestës të së shtunës në Tiranë.

Rama e ka dënuar dhunën dhe ka akuzuar organizatorët për nxitje të protestuesve, duke thënë se është angazhuar personalisht që i riu i lënduar të marrë trajtim mjekësor në spitalin më të mirë në Itali.

Ai ka theksuar gjithashtu se lëndimi i këtij të riu duhet të jetë një këmbanë alarmi për të gjithë, veçmas për siç tha nxitësit e dhunës.

“Pasi jam marrë personalisht që mbrëmë me sigurimin e kurimit të djalit në spitalin më të mirë të Italisë, si edhe të transportit me një avion charter mjekësor, u them të gjithë atyre që po e keqpërdorin si të tërbuar syrin e plagosur të tij për të nxitur më tej dhunën: Ju jeni errësira që i mbylli atij djali dritën e syrit! Ju jeni gishtat dhe thonjtë e dorës së malkimit që e përndjek Shqipërinë qysh në 1912-ën, duke ia mbyllur sytë sa herë ky vend sheh dritë!”, është shprehur mes tjerash Rama në Facebook.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.