Pas ankesave të vazhdueshme të banorëve për gjendjen e rrugës “Stokholmi” në Prishtinë, ka përfunduar rehabilitimi i saj.
Banorët e kësaj rruge kishin kontaktuar redaksinë e Telegrafit, duke shprehur shqetësimin për gjendjen e rënduar të rrugës dhe duke kërkuar intervenimin e Komunës së Prishtinës për rehabilitimin e saj.
Pas ankesave dhe raportimit për gjendjen e rrugës, punimet për asfaltimin e saj tashmë janë finalizuar.
Për përfundimin e punimeve ka njoftuar edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka publikuar pamje nga rruga e asfaltuar.
“Mirëmëngjesi. Rruga ‘Stokholmi’ u kry”, ka shkruar Rama.
Me përfundimin e punimeve, banorët e kësaj zone tashmë kanë një rrugë të rehabilituar dhe më të përshtatshme për qarkullim. /Telegrafi/