Pas hapjes së shkollës kombëtare të fluturimit, hapi tjetër është shkolla kombëtare e forcave speciale. Këtë njoftoi kryeministri Edi Rama gjatë ceremonisë së hapjes së Shkollës Kombëtare e Fluturimit, sipas të cilit do të trajnohen e stërviten nga Izraeli.
“Jemi në diskutime me partnerët tanë për të sjellë një nga ekselencat botërore të stërvitjes të trajnimit edukimit e certifikimit të forcave speciale nga Izraeli. Shkolla kombëtare e Forcave Speciale do të jetë e hapur edhe për të tjerët dhe do mirëpresë kadetë nga vendet aleate të rajonit duke filluar nga Kosova e më gjerë”.
“Ambicia jonë është që të dy këto pole të reja të transformimit të sistemit të mbrojtjes të kthehen në pole ekselence përtej kufirit tonë garancia jonë janë miqtë e aleatët tanë të forcave të sigurisë dhe forcave ajrore të Izraelit. Shkolla do të bashkëpunojë edhe me partnerët e tjerë do të jetë e hapur dhe për lidhje të tjera por fillimi është shumë i mbarë”. /A2 CNN
