Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrahman Rama, ka deklaruar se ligji për Gjykatën Speciale nuk është ligj i PDK-së, por i Kosovës dhe se, sipas tij, ai lidhet me mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Duke folur në emisionin “Pressing” në T7, Rama tha se ligji ishte votuar nga Kuvendi i Kosovës, ndërsa kritikoi Gjykatën Speciale për mënyrën se si, sipas tij, i ka trajtuar institucionet e shtetit të Kosovës
“Ai ligj është votuar nga Kuvendi, kjo Gjykatë Speciale nuk e ka përfillur asnjë element të shtetit të Kosovës, lërë më mbrojtjes”.
“Ky ligj nuk është i PDK-së, por për Kosovën dhe vlerat e luftës të UÇK-së”, ka thënë ai.
Burimi: indeksonline.net ↗

