KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rama del në mbrojtje të zyrtarëve të Komunës pas intervistimit nga Prokuroria: Lërini jashtë luftës politike

Rama del në mbrojtje të zyrtarëve të Komunës pas intervistimit nga Prokuroria: Lërini jashtë luftës politike

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pasi Prokuroria ka intervistuar punëkryesin dhe menaxherin e projektit “Ishulli Urban”, ndërsa thotë se në hetuesi po thirret vazhdimisht edhe drejtoresha e Investimeve Kapitale.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka bërë të ditur se punëkryesi dhe menaxheri i projektit janë mbajtur për orë të tëra në intervistim nga Prokuroria.

Ai ka pretenduar se drejtoresha e Investimeve Kapitale po thirret në hetuesi pothuajse çdo ditë, duke shprehur pakënaqësi për këto veprime.

“Seriozisht e keni, a? Mos ushtroni presion mbi njerëzit që po mundohen me e bo punën e vet për Kryeqytetin. Nëse po përballeni me presion politik, mos ua bartni atyre”, ka shkruar Rama.

Ai ka kërkuar që zyrtarët komunalë të lihen të punojnë dhe të mos përfshihen, sipas tij, në luftën politike.

“Lërini jashtë luftës politike. Lërini me punu”, ka përfunduar Rama.

Projekti “Ishulli Urban” synon të krijojë qasje për rreth 30 mijë banorë të lagjes Arbëria me qendrën e Prishtinës. /Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.