KORREKT / SOT17 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Rama-bizneseve të dëmtuara nga protestat: Bëni ankim te ‘Dëmi im’ në e-Albania! Zëri i të rinjve do të dëgjohet me respekt

Rama-bizneseve të dëmtuara nga protestat: Bëni ankim te ‘Dëmi im’ në e-Albania! Zëri i të rinjve do të dëgjohet me respekt

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama këtë të shtunë ka dalë në terren sërish për të monitoruar situatën dhe dëmet e lëna pas nga protestat studentore në kryeqytet. Rama ka parë nga afër dëmet në biznese teksa u bërë me dije se do të ndihmohen lidhur me dëmet. Ai shtoi se bizneset duhet të bëjnë ankim te ‘Dëmi im’ në e-Albania.

Ndër të tjera ai shtoi se mbron të drejtat e studentëve dhe shqiptarëve për të protestuar teksa theksoi se personat me maska që thyejnë bizneset po kryejnë krime. Rama shtoi se ata që shkatërrojnë pronat dhe bizneset do të mbajnë përgjegjësi.

“Do të bëjmë verifikime. Kemi bërë gati një dritare që do të shfaqet sot te E-Albania. Quhet ‘Dëmi im’ dhe këtu mund regjistroheni, duke dhënë identitetin e personit dhe NIPT-in dhe emailin, telefonin, të dhënat dhe sipërfaqja dhe kompania e sigurimit nëse keni.

Më pas do të ngarkoni dokumentet që janë pamjet, bashkë me çdo dokumentacion mbështetës që keni, fatura. Do të shihet dhe raporti që keni me shtetin, pagesat dhe detyrimet. Pasi të bëjmë verifikimet dhe të mbledhin një regjistër të dëmeve, do ju vimë në ndihmë të gjithëve.

Prej ditës së sotme, biznesi i vogël që është dëmtuar nga dhuna e dorës qore, ka një dritare për t’u ndihmuar. 10 grupe verifikime nga Tatimet do të jenë në terren për të mbledhur të dhënat mbi biznesin e vogël në Tiranë. Do të jemi bashkë, me ato familje që kanë humbur pasurinë dhe do t’i kthejmë këto gërmalla në sukses.

I respektoj studentët, i çmoj si motori i të parës, si shtysën për të ecur përpara. Zëri i tyre, i të rinjve që sot ka nevojë të protestojë, do të dëgjohet me respekt. Por pikërisht se të rinjtë janë e ardhmja jonë, s’do të lejoj që të rrezikohet askush. As për përfitime të atyre duarve të pista që janë kthyer për të shkatërruar, as ato duar të huaja”, tha Rama.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.