KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Rahoveci siguron finalen e playoff-it në Superligën e hendbollit

Rahoveci siguron finalen e playoff-it në Superligën e hendbollit

Kampioni në fuqi, Rahoveci, ka siguruar paraqitjen në finalen e playoff-it të Superligës së Kosovës në hendboll, pasi eliminoi Besa Famgas në gjysmëfinale me dy fitore radhazi.

Skuadra rahovecase triumfoi edhe në ndeshjen e dytë të zhvilluar të enjten mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë, me rezultat 27:23, duke vulosur kalimin në finale.

Përballja ishte e fortë dhe mjaft interesante, me të dyja skuadrat që zhvilluan lojë të luftuar gjatë gjithë takimit.

Megjithatë, “vreshtarët” ruajtën epërsinë në pjesën më të madhe të ndeshjes dhe menaxhuan mirë minutat vendimtare.

Një nga më meritorët për fitoren e Rahovecit ishte portieri Arti Luzha, i cili pati paraqitje të shkëlqyer duke pritur shumë gjuajtje të lojtarëve vendas.

Në fazën ofensive u dallua Egzon Gjuka me shtatë gola të realizuar, ndërsa Jon Muqolli kontribuoi me gjashtë gola.

Te skuadra pejane, më efikasi ishte Oliver Rabek me shtatë gola.

Në finalen e playoff-it, Rahoveci do të përballet me KH Kastrioti, ndeshja e parë finale pritet të zhvillohet në Ferizaj më 20 ose 21 maj. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.