KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rahoveci po përballet me vërshime, Komuna ofron numrat emergjent për qytetarët

Rahoveci po përballet me vërshime, Komuna ofron numrat emergjent për qytetarët

Pas reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë Rahovecin, ekipet komunale kanë dalë në terren për të menaxhuar situatën dhe për të sanuar pasojat e shkaktuara.

Komuna e Rahovecit ka njoftuar se ekipet e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, në bashkëpunim me kompanitë e kontraktuara, kanë intervenuar menjëherë në zonën urbane të qytetit, duke punuar në pastrimin e rrugëve, largimin e materialeve të sjella nga reshjet dhe rikthimin e qarkullimit normal.

Në terren janë angazhuar edhe Policia e Kosovës, Inspektorati Komunal dhe Drejtoria e Shërbimeve Publike, të cilat po monitorojnë situatën dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme për përballimin e pasojave.

Komuna ka falënderuar ekipet për angazhimin dhe përkushtimin e tyre, ndërsa qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë kësaj situate.

Për raste emergjente, qytetarët mund të kontaktojnë: Ekipet Emergjente: 029 277 555, Ekodrinia: 045 661 375, Ekoregjioni: 044 417 823.

Autoritetet komunale kanë bërë thirrje për kujdes dhe kanë kërkuar nga qytetarët që për çdo rast urgjent të lajmërojnë ekipet përgjegjëse. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.