KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Rahoveci përfiton 2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat

Rahoveci përfiton 2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat

Komuna e Rahovecit ka përfituar 2.11 milionë euro në kuadër të Projektit të Banimit Social Adekuat, përmes një marrëveshjeje granti të nënshkruar me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Marrëveshja është nënshkruar nga kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, dhe ministrja në detyrë e MMPH-së, Fitore Pacolli.

Sipas të dhënave të publikuara nga Latifi, nga shuma totale prej 2.11 milionë eurosh, 1.5 milionë euro do të investohen në ndërtimin e njësive të reja të banimit social, 225 mijë euro në renovimin e shtëpive, ndërsa 385 mijë euro në rindërtimin e tyre.

Projekti synon përmirësimin e kushteve të banimit për familjet që kanë më së shumti nevojë për mbështetje, duke ofruar ambiente më të sigurta dhe më dinjitoze për jetesë.

Kryetari Latifi ka falënderuar MMPH-në dhe grupin punues të Komunës së Rahovecit për angazhimin në realizimin e këtij projekti. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.