KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Rahoveci e fiton përballjen e parë ndaj Besa Famgas

Rahoveci e fiton përballjen e parë ndaj Besa Famgas

Rahoveci e ka bërë hapin e parë drejt finales së play-offit në Superligën e Kosovës në hendboll, pasi në gjysmëfinalen e parë, të dielën në palestrën “Mizahir Isma”, Rahoveci fitoi 32:30 ndaj Besa Famgasit.

Ashtu si pritej, ndeshja ishte e fortë dhe e hapur deri në fund.Në pjesën e parë “vreshtarët” u shkëputën deri në pesë gola, 11:6.

Në fund të pjesës së parë në epërsi ishte edhe Besa Famgas, 16:15. Dhe 30-minutëshi i parë përfundoi me rezultat 17:16.

Në pjesën e dytë Besa u shkëput edhe në dy gola, 21:19. Vetëm pas minutës së 50-të, Rahoveci ia doli të shkëputet në dy gola, 30:28, e më pas edhe në 31:28. Në fund dallimi ishte dy gola, 32:30.

Lulzim Shabani i shënoi tetë gola për kampionin në fuqi, Rahovecin. Shtatë i realizoi Guilherme Fernandes e gjashtë Jon Muqolli.

U dallua edhe Arti Luzha me pritje. Deniz Terziqi i shënoi shtatë gola për Besa Famgasin. Gjashtë i shënoi Mohamed Yassin e pesë Ahmed Khamis. Ndeshja e dytë gjysmëfinale zhvillohet mesjavën e ardhshme në Pejë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.