KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Rafael Nadal i bashkohet bordit të drejtorëve të Real Madridit

Rafael Nadal i bashkohet bordit të drejtorëve të Real Madridit

Rafael Nadal mund të marrë një rol të ri në Real Madrid. Klubi mbretëror ka bërë të ditur se ka propozuar legjendën e tenisit për anëtar të Bordit Drejtues, ndërsa vendimi përfundimtar do të merret nga delegatët në Asamblenë e 21 nëntorit.

Propozimi u miratua nga Bordi Drejtues në mbledhjen e së mërkurës. Nadal, i cili është anëtar nderi i Real Madridit, është i regjistruar në klub me numrin 67.778.

Në komunikatën zyrtare, Real Madridi e cilësoi atë një prej figurave më të mëdha në historinë e sportit dhe theksoi se vlerat e tij, si përkushtimi, përulësia, respekti për kundërshtarët dhe shpirti luftarak, përputhen me identitetin e klubit.

Nadal ka lënë gjurmë të jashtëzakonshme në tenis, duke fituar 22 tituj Grand Slam, 92 trofe individualë, dy medalje të arta olimpike dhe pesë herë Kupën Davis me përfaqësuesen e Spanjës.

Tashmë, ish-numri një i botës është në pritje të votimit të delegatëve për të nisur një etapë të re në klubin madrilen, larg fushave të tenisit dhe në një rol drejtues. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.