KORREKT / SOT28 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Qytetarja në protestën për Arlinda Zekajn: Sistemi i drejtësisë ndan nënat nga fëmijët e tyre

Qytetarja në protestën për Arlinda Zekajn: Sistemi i drejtësisë ndan nënat nga fëmijët e tyre

Protestuesit kanë arritur para objektit të Policisë së Kosovës, ku kanë hedhur ngjyrë të kuqe, tym të zi dhe letrën e Arlinda Zekajt.

Aty, të pranishmëve u është drejtuar edhe një qytetare, e cila ka rrëfyer përvojën e saj me institucionet e drejtësisë.

Ajo ka thënë se, ngjashëm me Arlinda Zekajn, edhe vetë ka përjetuar një rast të ngjashëm, duke akuzuar institucionet se nuk i kanë ofruar ndihmën e nevojshme.

Qytetarja ka kritikuar policinë, prokurorinë, gjykatat dhe zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale, duke pretenduar se rasti i saj nuk është trajtuar siç duhet.

“Unë jom një qytetare që e kam pasur rastin e njëjtë gati si Arlinda. Kam pas problem me marrjen e fëmijëve të mi, jam drejtu në polici, prokurori e gjykata, QPS… I ashtuquajturi sistem i drejtësisë ndajnë nana prej fëmijëve të tyre… Unë vazhdoj me u ndjek penalisht prej institucioneve”, ka thënë ajo.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.