KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

QMK: Zjarr i madh ka shpërthyer sot mbi Liqenin e Bogovinës, nuk paraqet rrezik pyjor

QMK: Zjarr i madh ka shpërthyer sot mbi Liqenin e Bogovinës, nuk paraqet rrezik pyjor

Zjarr ka shpërthyer sot mbi Liqenin e Bogovinës, në Malin Sharr, ndërsa sipas organeve kompetente, zjarri nuk paraqet rrezik për fondin pyjor.

Qendra rajonale për menaxhim me kriza – Tetovë, informoi se sot në ora 11:54 nga ana e NJZT – Tetovë është denoncuar zjarr mbi Liqenin e Bogovinës, në Malin Sharr.

Pas denoncimit të marrë, QRMK – Tetovë e ka informuar NP “Parku nacional Mali Sharr”.

Nga Parku nacional njoftuan se janë të informuar për zjarrin dhe se i njëjti ka kapluar kullota në terren të paarritshëm, në rripin kufitar midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Parku nacional në mënyrë shtesë informon se zjarri do të ndiqet, por për shkak të paarritshmërisë së terrenit, nuk do të intervenohet dhe shtojnë se sipas informacionit të marrë, zjarri nuk paraqet kërcënim për fondin pyjor.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.