KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

QMK: Pesë zjarre janë ende aktive, ekipet në terren vazhdojnë intervenimet

QMK: Pesë zjarre janë ende aktive, ekipet në terren vazhdojnë intervenimet

Gjithsej 7 zjarre në hapësira të hapura janë regjistruar deri në orën 13:00, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza.

Sipas raportit, pesë zjarre janë ende aktive – në komunat Gostivar, Rankovcë, Kratovë, Manastir dhe Nagoriçan i Vjetër.

Dy vatra zjarresh, në Vinicë dhe Negotinë, janë vënë nën kontroll. Zjarret kanë përfshirë kryesisht vegjetacion të ulët, shkurre, pyje të përziera, kashtë dhe zona me mbetje.

Ekipet kompetente vazhdojnë monitorimin dhe ndërhyrjet në terren për lokalizimin e vatrave të zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së tyre, ndërsa autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar për shkak të temperaturave të larta dhe rrezikut të shtuar nga zjarret.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.