KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

QMK: Mbrëmë janë regjistruar 20 zjarre në hapësira të hapura, vetëm një është aktiv në Makedonski Brod

QMK: Mbrëmë janë regjistruar 20 zjarre në hapësira të hapura, vetëm një është aktiv në Makedonski Brod

Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) informon se gjatë 24 orëve të fundit, deri në orën 07:30, janë regjistruar gjithsej 20 zjarre në hapësira të hapura në territorin e Maqedonisë.

Sipas raportit të fundit, vetëm një zjarr është aktiv aktualisht, një është vënë nën kontroll, ndërsa 18 zjarre janë shuar plotësisht.
Zjarri në deponinë në Dellçevë është nën kontroll, ndërsa shërbimet kompetente vazhdojnë ta monitorojnë situatën.

Ndërkohë, zjarrfikësit ndërhynë me sukses dhe shuan 18 zjarret e mbetura, të cilat u regjistruan në disa komuna në të gjithë vendin, duke përfshirë Karposhin, Petrovecin, Butelin, Manastirin, Bogdancin, Prilepin, Dollnenin, Kavadarin, Negotinën, Vinicën, Zërnovcin, Likovën, Kratovën, Rankovcën, Zhelinën, Tearcën dhe Gostivarin./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.