KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

QMK: Kamerat inteligjente alarmuan në kohë për zjarrin pranë fshatit Nikushtak

QMK: Kamerat inteligjente alarmuan në kohë për zjarrin pranë fshatit Nikushtak

Kamerat inteligjente të Qendrës për Menaxhim me Kriza kanë detektuar në kohë një zjarr në territorin e fshatit Nikushtak, në Komunën e Likovës, njoftojnë nga QMK.

Pas alarmit, janë njoftuar menjëherë Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në Kumanovë dhe “Pyjet Kombëtare” – Kumanovë, për ndërhyrje në terren. Nga QMK thonë se sistemi mundëson monitorimin e zjarrit në kohë reale dhe ndihmon në koordinimin e resurseve, si dhe në përcaktimin e drejtimit të përhapjes së zjarrit deri në lokalizimin dhe shuarjen e tij.

“Përmes sistemit për detektimin e hershëm të zjarreve pyjore me kamera inteligjente, të instaluar në Qendrën për Menaxhim me Kriza, në kohë është detektuar një zjarr në territorin e fsh. Nikushtak, Komuna e Likovës. Pas detektimit të zjarrit, menjëherë janë njoftuar Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në Kumanovë dhe Ndërmarrja Publike „Pyjet Kombëtare“ – Kumanovë, me qëllim ndërmarrjen e masave përkatëse dhe intervenimin në terren”.

“Sistemi për detektimin e hershëm u mundëson operatorëve në Sektorin për Operacione dhe Koordinim pranë QMK-së të kontrollojnë dhe drejtojnë kamerën, duke mundësuar që gjendja me zjarrin të monitorohet vazhdimisht në mënyrë vizuale dhe në kohë reale. Në këtë mënyrë, paralelisht me monitorimin e zjarrit, mundësohet edhe koordinimi dhe drejtimi në kohë i resurseve në dispozicion në terren, si dhe përcaktimi i drejtimit të përhapjes së zjarrit, deri në lokalizimin dhe shuarjen e plotë të tij”, shkroi Muhamed Ali, drejtor i Qendrës për Menaxhim me Kriza.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.