KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

QMK: Deri në mesditë janë regjistruar 13 zjarre në ambiente të hapura

QMK: Deri në mesditë janë regjistruar 13 zjarre në ambiente të hapura

Në territorin e vendit sot, deri në orën 13:00, janë regjistruar gjithsej 13 zjarre në hapësirë të hapur, nga të cilat 2 janë aktive, 6 janë nën kontroll dhe 5 zjarre janë shuar, njofton Qendra e Menaxhimit të Krizave.

Zjarret janë aktive në Komunën e Mavrovës dhe Rostushës, ku mbi malin Bistra, pranë Kirilovecit, po digjet një kullotë, dhe Komunën e Strugës, ku midis fshatrave Oktisi dhe Belica, po digjet bar i thatë dhe kashtë.

Zjarret janë nën kontroll në Komunën e Zelenikovës, mbi fshatin Paligrad – Preslap (pyll i përzier), në Komunën e Sarajit pranë fshatit Kopanicë (pyll me kërcell të ulët dhe bimësi të ulët), në Komunën e Strugës pranë fshatrave Piskupshtina, Burinec dhe Lokovë (pyll me kërcell të ulët), në Komunën Çuçer-Sandevës, pranë Brestit, Mali i Zi i Shkupit (pyll), në Komunën e Gjorçe Petrov, pranë fshatit Graçani, në kufirin me Kosovën mbi fshatin Kuçkovë (pyll) dhe në Komunën e Strugës, midis fshatrave Burinec dhe Lokovë (pyll me rritje të ulët).

Zjarret janë shuar në Komunën e Shuto Orizarit, pranë Vizbegut pas hotelit “New Star” (deponi), Komunën e Mavrovës dhe Rostushës./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.