Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) informon se më 14 shtator 2026, deri në orën 18:00, në vend u regjistruan gjithsej 14 zjarre në sipërfaqe të hapura.
Nga këto, një zjarr është aktiv, një është nën kontroll, ndërsa 12 zjarre janë shuar plotësisht.
“Zjarri është aktiv në Komunën e Krushevës, pranë fshatit Borino, ku digjet bimësi e ulët. Zjarri në Komunën e Makedonski Brod, në vendndodhjen Dabova Dupka – Jasen, pranë fshatit Belica dhe vendndodhjen Kajorec, është vënë nën kontroll. Atje digjej pyll pishe me rritje të ulët dhe i përzier”.
“Zjarret u shuan gjithashtu gjatë ditës në Kumanovë, Veles, Strugë, Makedonski Brod, Mogillë, Sveti Nikolë, Strumicë, Bosilovë, Novo Sellë, Shuto Orizari dhe Ilinden”, thonë nga QMK.