KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

QKMF në Junik përfiton pajisje laboratorike në vlerë 30 mijë euro

QKMF në Junik përfiton pajisje laboratorike në vlerë 30 mijë euro

Komuna e Junikut dhe Projekti për Kujdes Shëndetësor të Qasshëm dhe Cilësor (AQH) kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi për pajisjen e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Junik me pajisje moderne laboratorike.

Memorandumi është nënshkruar nga kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, dhe përfaqësuesi i projektit AQH, Nicu Fota.

Investimi kap vlerën e rreth 30 mijë eurove, ku 25 mijë euro financohen nga AQH, ndërsa pjesa tjetër mbulohet nga buxheti i Komunës së Junikut.

Sipas Komunës, pajisjet e reja do të rrisin kapacitetet e QKMF-së për kryerjen e analizave laboratorike më të shpejta dhe më të sakta.

Ky investim synon që qytetarëve të Junikut t’u ofrohen shërbime më cilësore diagnostikuese dhe të kenë qasje më të lehtë në analizat laboratorike pranë QKMF-së.

Komuna e Junikut e ka vlerësuar këtë bashkëpunim si një hap të rëndësishëm në përmirësimin dhe modernizimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.