Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) është pajisur me pajisje të reja mjekësore, në kuadër të memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar me projektin AQH.
Sipas Hysenit, pajisjet e reja do të ndihmojnë profesionistët shëndetësorë në punën e tyre dhe do t’i mundësojnë QKMF-së dhe njësive të saj ofrimin e shërbimeve më cilësore, më të sigurta dhe më efikase për qytetarët.
“Po vazhdojmë ta fuqizojmë shëndetësinë parësore, sepse kujdesi i mirë shëndetësor duhet të jetë i qasshëm për secilin”, ka deklaruar Hyseni.
Ai ka shprehur mirënjohje për projektin AQH për mbështetjen dhe bashkëpunimin. /Telegrafi/