KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Qeveria nesër pritet të merr masa të jashtëzakonshme për çmimet e derivateve të naftës

Qeveria nesër pritet të merr masa të jashtëzakonshme për çmimet e derivateve të naftës

Qeveria në mënyrë konstante e ndjekë gjendjen me çmimet e bursave botërore të naftës dhe për nesër në orën 12 paralajmëron mbledhje në të cilën do të sillen masa me të cilat do të zbutet kërcimi i çmimeve të derivateve.

“Çmimet në bursat botëroretë naftës po rriten, që pritet plotësisht të reflektohet në skenën vendore të deriveteve. Edhe pse në pompat e benzinës në vend ka derivate bindshëm më të lira në krahasim me rajonin pritet të hënën të ketë rritje shtesë të çmimeve të dizelit dhe të benzinave. Për këtë shkak Qeveria nesër në orën 12 do të ketë mbledhje në të cilën do të sillen masa të jashtëzakonshme për luftë kundër çmimeve të larta të benzinave me të cilat do të zbutet kërcimi i çmimeve”, informuan ga Qeveria.

Nga 18 marsi i këtij viti në pompat e benzinës të OKTA-s, Pucko Petrol, Makpetrol dhe Lukoil po shiten derivate më lirë për dy denarë nga çmimi maksimal që e cakton Komisioni rregullator për energjetikë (KRRE) për derivate të naftës.

Lirimi i derivateve vjen pasi që OKTA u ofroi tregtarëve çmime më të lira për dy denarë dhe tashmë filloi t’u japë derivate me çmime më të lira.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.