KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Qeveria miraton pagën e 13-të për sektorin publik

Qeveria miraton pagën e 13-të për sektorin publik

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për ndarjen e pagës së 13-të për të gjithë punonjësit e sektorit publik.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka sqaruar se ky vendim përfshin edhe punëtorët që nuk kanë përfunduar një vit të plotë pune.

Sipas tij, ata do të përfitojnë një pagesë të pjesshme, në përpjesëtim me muajt që kanë qenë të angazhuar në punë.

“Për personat që nuk i kanë mbushur 12 muaj të plotë të punës, do t’u takojë një pagë e pjesshme në raport me muajt që kanë punuar”, ka deklaruar Murati.

Ai shtoi se me këtë vendim synohet krijimi i një standardi të ri në vlerësimin e kontributit të secilit punëtor në sektorin publik, duke siguruar trajtim më të drejtë dhe gjithëpërfshirës për të gjithë të punësuarit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.