KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Qeveria miraton dy projektligje dhe disa vendime financiare në mbledhje elektronike

Qeveria miraton dy projektligje dhe disa vendime financiare në mbledhje elektronike

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar një sërë projektligjesh dhe vendimesh nga fusha të ndryshme.

Në këtë mbledhje është miratuar Projektligji për Energjinë, si dhe Projektligji për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë.

Po ashtu, Qeveria ka miratuar vendimin për ndryshimet në tabelat 3.1 dhe 3.2 të Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2026, me qëllim të përmbushjes së obligimeve financiare dhe kontraktuale të mbetura nga viti paraprak.

Në të njëjtën mbledhje është miratuar edhe vendimi për rregullimin kontabël të shpenzimeve buxhetore të realizuara gjatë periudhës së financimit të përkohshëm për tremujorin e parë të vitit 2026.

Sipas njoftimit, ky rregullim bëhet në përputhje me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Ligjin mbi Ndarjet Buxhetore, në mënyrë që shpenzimet të pasqyrohen sipas strukturës së re organizative të ministrive.

Qeveria ka theksuar se këto vendime synojnë funksionalizimin më të mirë të sistemit financiar dhe administrativ në nivel ekzekutiv. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.