KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Qeveria amerikane alarmon qytetarët e saj: Largohuni menjëherë nga Irani

Qeveria amerikane alarmon qytetarët e saj: Largohuni menjëherë nga Irani

Qeveria e SHBA-së ka lëshuar një paralajmërim të ri urgjent për qytetarët e saj.

“Largohuni menjëherë nga Irani”, shkruan në njoftimin e ambasadës amerikane për Iran.

Sipas këtij paralajmërimi, amerikanëve u kërkohet të largohen menjëherë nga Irani për shkak të rreziqeve të mundshme për sigurinë.

Qytetarët këshillohen të mos mbështeten tek ndihma e qeverisë amerikane gjatë largimit, por të organizojnë udhëtimin e tyre në mënyrë të pavarur.

Opsioni më i rekomanduar është largimi përmes rrugës tokësore drejt Turqisë ose Armenisë.

Për ata që nuk mund të largohen menjëherë, paralajmërimi sugjeron të qëndrojnë në vend dhe të marrin masa të kujdesshme për sigurinë personale.

Ky paralajmërim vjen në një periudhë të tensionuar dhe tregon se situata për qytetarët amerikanë në Iran mund të jetë serioze dhe e paparashikueshme, duke theksuar nevojën për kujdes maksimal dhe veprime të shpejta.

Ndryshe, SHBA-ja dhe Irani do të nisin sot diskutimet në Oman rreth programit bërthamor iranian. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.