KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Qarkullonte i armatosur me armë zjarri dhe armë gjahu pa leje, arrestohet 40-vjeçari në Vlorë

Qarkullonte i armatosur me armë zjarri dhe armë gjahu pa leje, arrestohet 40-vjeçari në Vlorë

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vlorë, pasi qarkullonte me automjet duke mbajtur armë zjarri dhe armë gjahu pa leje.

Ndërkohë, një 38-vjeçar, i cili udhëtonte në të njëjtin automjet, është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi njëra prej armëve të gjahut të sekuestruara i përkiste atij, shkruan TopChannel, transmeton klankosova.tv.

Sipas njoftimit të Policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Selenicë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, ndaluan për kontroll automjetin e dyshuar në vendin e quajtur “Ura e Vodicës”. Në automjet udhëtonin shtetasit Sh. B., 40 vjeç, dhe F. B., 38 vjeç, të dy banues në fshatin Mavrovë.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një pushkë me pajisje optike të montuar, tri armë gjahu dhe 16 fishekë gjahu.

Në vijim të veprimeve hetimore, 40-vjeçari Sh. B. u arrestua në flagrancë, ndërsa 38-vjeçari F. B. u procedua penalisht në gjendje të lirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

Policia bën me dije se kontrollet vijojnë me qëllim evidentimin dhe parandalimin e paligjshmërisë, si dhe garantimin e sigurisë publike.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.