KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Putin kërcënon Armeninë – paralajmëron “skenar ukrainas”

Putin kërcënon Armeninë – paralajmëron “skenar ukrainas”

Presidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar se Armenia mund të përballet me një “skenar ukrainas” nëse vazhdon me synimet e saj për integrim evropian, ndërsa ka kërcënuar gjithashtu se do të “rrafshojë me tokë” çdo vend që tenton të sulmojë rajonin rus të Kaliningradit.

Deklaratat u bënë gjatë një konference për shtyp pas samitit të Bashkimit Ekonomik Euroaziatik (EAEU) në Astana, sipas raportimeve të The Moscow Times.

Duke komentuar aspiratat e Jerevanit për integrim në Bashkimin Evropian, Putin i krahasoi ato me zhvillimet në Ukrainë, raportojnë mediat.

“E kam përmendur tashmë këtë. Kriza në Ukrainë filloi me përpjekjet e Ukrainës për t’iu bashkuar BE-së. Ne nuk ishim kundër asaj atëherë”, tha ai.

Në të njëjtën konferencë, Putin reagoi edhe ndaj deklaratës së fundit të ministrit të Jashtëm të Lituanisë, Kęstutis Budrys, i cili kishte thënë se në rast konflikti NATO do të ishte e aftë të shkatërronte plotësisht bazat ruse në Kaliningrad.

Në përgjigje, lideri rus kërcënoi se Rusia do të “rrafshojë me tokë ata që përpiqen ta bëjnë këtë”.

Ndryshe, marrëdhëniet mes Moskës dhe Jerevanit ndodhen prej kohësh në krizë të thellë. Armenia ka akuzuar Rusinë se nuk ka përmbushur detyrimet e saj të sigurisë, ndërsa ka filluar një afrim të dukshëm me Perëndimin, përfshirë ngrirjen efektive të pjesëmarrjes në Organizatën e Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO).

Sipas raportimeve, Putin ka lëshuar paralajmërime të ngjashme edhe më herët, më 9 maj 2026, duke kërkuar që Armenia të mbajë referendum për zgjedhjen mes Bashkimit Ekonomik Euroaziatik dhe Bashkimit Evropian, duke paralajmëruar pasoja nëse politika e saj e jashtme nuk përafrohet me linjën e Kremlinit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.