KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Punimet në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Rahovec drejt fundit, përmirësohet furnizimi me energji elektrike

Punimet në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Rahovec drejt fundit, përmirësohet furnizimi me energji elektrike

Drejtori i Shërbimeve Publike, Përparim Krasniqi ka njoftuar se punimet në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Rahovec janë në fazën përfundimtare po përmirësohet furnizimi me energji elektrike.

Ndërsa, në rrugën “Agim Qelaj” po zhvillohen punimet në hapjen e kanalit dhe vendosjen e kabllove elektrike të cilat mundësojnë vënien në funksion të trafostacionit.

Sipas njoftimit, ky investim synon të përmirësojë furnizimin me energji elektrike dhe do t’u shërbejë banorëve të kësaj pjese të qytetit me një rrjet më të qëndrueshëm dhe më të sigurt.

“Falënderim i veçantë për Kryetarin e Komunës, Smajl Latifi, i cili me përkushtim dhe këmbëngulje insistoi që ky projekt të përshpejtohet dhe të përfundojë sa më shpejt, në interes të qytetarëve të Rahovecit “, thuhet tutje në postimin e Krasniqit. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.