KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Punime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në 10 lagje të Mitrovicës

Punime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në 10 lagje të Mitrovicës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se do të ketë ndërprerje përkohësisht të furnizimit në rrjetin e ujësjellësit.

Ekipet e mirëmbajtjes janë duke realizuar punime në këto lokacione, në rrjetin e ujësjellësit të përfshira janë këto zona: Rr. “Azem Galica ”, Rr. “Nora Kelmendi”, Rr. “Rexhep Dedia”, Rr. “Hoxhë Hasan Tahsini”, Rr. “Bislim Bajgora”, Fshati Shupkofc dhe Fshati Frashër i Madh.

Po ashtu, do të realizohen punime edhe në rrjetin e kanalizimit në rrugët: Rr. “Rifat Dedia”, Rr. “Kemajl Ataturku”, Rr. “Selaniku”.

“Gjatë realizimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit, furnizimi me ujë të pijshëm në zonat e përfshira mund të ndërpritet përkohësisht. Pas rikthimit të furnizimit, si pasojë e ndërhyrjeve teknike, mund të paraqitet turbullirë e përkohshme e ujit. Në rast se uji është i turbullt, ju lutemi ta lini rubinetin të rrjedhë për disa minuta, derisa uji të kthjellohet plotësisht”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.