KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Punime në disa rrugë të Vushtrrisë, një fshat mbetet pa ujë pas dëmtimit të gypit

Punime në disa rrugë të Vushtrrisë, një fshat mbetet pa ujë pas dëmtimit të gypit

KRU “Mitrovica” ka njoftuar për intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa lokacione në Vushtrri.

Sipas njoftimit, ekipet e mirëmbajtjes do të punojnë në rrjetin e ujësjellësit në rrugët “Lutfi Musiqi” dhe “Faruk Beqiri”, si dhe në Pantinë.

Ndërkohë, fshati Stanofc ka mbetur pa furnizim me ujë që nga mbrëmja e kaluar, si pasojë e dëmtimit të gypit kryesor furnizues nga një palë e tretë. KRU “Mitrovica” ka bërë të ditur se pas sanimit të defektit pritet të rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm.

Intervenime do të ketë edhe në rrjetin e kanalizimit në rrugët “Hamdi Gashi” dhe “Shaban Tahiri”.

Gjatë punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë. Kompania ka paralajmëruar gjithashtu se pas rikthimit të furnizimit, uji mund të jetë përkohësisht i turbullt. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.