KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Punime në 12 lokacione të Mitrovicës, këto lagje mund të mbesin pa ujë

Punime në 12 lokacione të Mitrovicës, këto lagje mund të mbesin pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të realizojnë punime të planifikuara në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa zona të Mitrovicës.

Sipas njoftimit, punimet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në rrugët: “Fahri Aliu”, “Agim Ramadani – Katana”, “Blerim Durmishi”, “Ujmani” në Koshtovë, “Enver Haliti”, “Nezir Mifatri”, në fshatin Frashër, lagjen “2 Korriku” dhe në Parkun e Qytetit.

Ndërsa, në rrjetin e kanalizim në rrugët “Mbretëresha Teuta”, “Dan Doroci”, si dhe në fshatin Tunel i Parë.

KRU-ja bën të ditur se gjatë realizimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit, furnizimi me ujë të pijshëm në zonat e përfshira mund të ndërpritet përkohësisht.

Po ashtu, pas rikthimit të furnizimit, si pasojë e ndërhyrjeve teknike, mund të paraqitet turbullirë e përkohshme e ujit.

Konsumatorëve u rekomandohet që, nëse uji është i turbullt, ta lënë të rrjedhë për disa minuta derisa të pastrohet dhe të rikthehet në gjendje normale. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.