KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Punëtorët nuk janë numra, janë jetë”, Sindikata e Re e KEK-ut me aksion simbolik para zyrave të KEK-ut

“Punëtorët nuk janë numra, janë jetë”, Sindikata e Re e KEK-ut me aksion simbolik para zyrave të KEK-ut

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka zhvilluar një aksion simbolik para zyrave të KEK-ut në Prishtinë, duke shprehur pakënaqësinë e saj lidhur me mënyrën e menaxhimit dhe trajtimit të punëtorëve.

Me pankartanë në duar “Punëtorët nuk janë numra, janë jetë” dhe “Stop menaxhimit represiv”, përfaqësuesit e sindikatës kanë kërkuar më shumë respekt për punëtorët dhe përmirësimin e kushteve në vendin e punës.

Ndryshe, ditë më parë dy punëtorë të KEK-ut kanë ndërruar jetë në vendin e punës.

Tashmë i ndjeri Arbenit Ahmeti ka vdekur gjatë kryerjes së detyrave të punës, pasi ra në kontakt me tensionin elektrik.

Edhe Haxhi (Selatin) Gojnovci, ka ndërruar jetë në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit të KEK-ut gjatë kryerjes së detyrave të punës dhe derisa po lëvizte në zonën e ekskavatorit, pësoi aksidentin fatal. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.