TË FUNDIT

    Xhuli tregon se si e ka rrahur Dafina Zeqirin – Publikohet video

    January 25, 2023

    S’ka shtesa për ta, Sindikata e quan Qeverinë ”armike të sektorit privat“

    January 25, 2023

    ​Punëtorët e “Pastrimit” kërkojnë rritje pagash

    January 25, 2023
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»​Punëtorët e “Pastrimit” kërkojnë rritje pagash
    Lajme

    ​Punëtorët e “Pastrimit” kërkojnë rritje pagash

    By A.JJanuary 25, 2023
    Facebook Twitter WhatsApp Email Pinterest LinkedIn Tumblr
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email





    Punëtorët e kompanisë rajonale për mbeturina “Pastrimi” kanë protestuar sot (e mërkurë) para selisë së kompanisë duke kërkuar rritje pagash, të shujtave dhe përmirësim të kushteve të punës.

    Kryetari i sindikatës, Florim Cakiqi tha se me pagat aktuale është vështirësuar shumë jeta e punëtorëve të “Pastrimit”, marrë parasysh inflacionin.

    “Duke marrë parasysh gjendjen financiare të punëtorëve dhe kushtet e vështira e kemi bërë një protestë paqësore dhe kemi kërkesa prej punëtorëve për rritjen e pagave, rritjen e shujtës, nivelizimin e pagave dhe kushtet e punëtorëve”, tha ai.

    Safet Berisha, përfaqësues i mekanikës, tha se pagat për herë të fundit iu janë rritur para 5 vitesh.

    “Kemi probleme edhe nëpër pika të grumbullimit të bërllokut sepse kur nuk e ke kamionë nuk mundesh me heq as bërllok qysh duhet… 330 euro punëtorë fizikë, shoferë 345 dhe mekanika 345 (janë pagat). Para pesë vjetëve na ka rritë rrogën 20 euro, që pesë vjet nuk e ka rritë rrogën e as shujtën, që pesë vjet jemi qysh jemi sot… Qysh nuk është vështirë kur vjen njeri në sabah në punë e fëmijët t’i lypin 50 centë e ju nuk keni me ju jap fëmijëve 50 centë”, ka thënë ai.

    Ndonëse ka dal për të protestuar, Rrahman Hetemi thotë se nuk shpreson të ketë përmirësim të gjendjes.

    “Për besë , për nja 26 vite jam këtu, s’pres kurrgjë. Sikur ma përpara njëjtë… Para një viti kam pasur aksident, këta e din edhe mediat. Me 28 janar, edhe tha përfaqësuesi jone i sindikatës, gjoja e kemi sigurimin, i kemi kushtet. Unë kam qëndru 10 ditë në spital, dhe i kam marrë prej sigurimit tonë, firma që e ka bë, 134 euro, a shpenzime i kam afër 1000 euro që i kam bë në spital. Sot ankoj, dhe më ka rekomanduar mjeku ta bëj rezonancën… Nuk kam mundur si me 130 euro a këta më thonë kemi siguri e sigurimi nuk përgjigjet”, tha ai./kp





    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    S’ka shtesa për ta, Sindikata e quan Qeverinë ”armike të sektorit privat“

    January 25, 2023

    Vuçiq: Do të luftoj për Kosovën

    January 25, 2023

    Hoti – Qeverisë: S’mund të vazhdohet më kështu, hiqne TVSH-në e rritni pagat

    January 25, 2023

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp

    AKTUALE

    Lajme

    S’ka shtesa për ta, Sindikata e quan Qeverinë ”armike të sektorit privat“

    By A.JJanuary 25, 20230

    “Qeveria e Albin Kurtit është armike e punëtorëve të sektorit privat“, është akuza e Jusuf…

    ​Punëtorët e “Pastrimit” kërkojnë rritje pagash

    January 25, 2023

    Vuçiq: Do të luftoj për Kosovën

    January 25, 2023

    Hoti – Qeverisë: S’mund të vazhdohet më kështu, hiqne TVSH-në e rritni pagat

    January 25, 2023

    TË TJERA

    Xhuli tregon se si e ka rrahur Dafina Zeqirin – Publikohet video

    January 25, 2023

    Luiz Ejlli shënon rekorde në rrjete sociale – më i shikuar se sa i gjithë Big Brother i vitit të kaluar

    January 25, 2023

    Sërish protagoniste, efektivja ‘vip’ e Elbasanit aksidentohet me makinë

    January 25, 2023

    Gjinekologia shqiptare: Burrat në emigracion, vijnë, lënë gratë shtatzënë dhe ikin

    January 25, 2023
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.net

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Xhuli tregon se si e ka rrahur Dafina Zeqirin – Publikohet video

    January 25, 2023

    S’ka shtesa për ta, Sindikata e quan Qeverinë ”armike të sektorit privat“

    January 25, 2023

    ​Punëtorët e “Pastrimit” kërkojnë rritje pagash

    January 25, 2023
    REKLAMË
    © 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    • Ownership & Funding Info
    • Corrections Policy
    • Ethics Policy
    • Fact-Checking Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.