KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Pula për shqyerjen e fletëvotimeve: Parashihet dënim nga 1 deri në 3 vjet burgim

Pula për shqyerjen e fletëvotimeve: Parashihet dënim nga 1 deri në 3 vjet burgim

Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, Laura Pula, ka deklaruar se procesi zgjedhor deri më tani është zhvilluar kryesisht pa incidente serioze.

Në një lidhje direkte për TV Dukagjinin, Pula tha se disa persona janë ndaluar pasi dyshohen për asgjësim të fletëvotimeve, veprim që përbën vepër penale kundër të drejtës së votimit dhe dënohet me burgim prej një deri në tre vjet.

“Deri më tani i kemi disa incidente të vogla të cilat janë shënuar dhe evidentuar, janë kryesisht disa asgjësime të fletëvotimeve nga ana e personave të caktuar të cilët tani janë të ndaluar dhe janë në mbajtje. Njëkohësisht kemi edhe disa incidente të vogla që kanë qenë të raportuar por nga hetuesit dhe prokurorit nuk kanë rezultuar se ka elemente të ndonjë vepre penale”, ka deklaruar ajo.

Ajo bëri të ditur se janë raportuar edhe disa incidente të tjera, por pas verifikimeve nga hetuesit dhe prokurorët nuk është konstatuar se ato përmbajnë elemente të veprës penale.

Pula shtoi se rreth 100 prokurorë janë angazhuar për monitorimin e procesit zgjedhor, duke theksuar se ky numër është pjesë e organizimit të zakonshëm dhe nuk lidhet me ndonjë situatë të veçantë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.