KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Publikohet trailer-i i sezonit të tretë të “Euphoria” – roli i fundit i Eric Dane

Publikohet trailer-i i sezonit të tretë të “Euphoria” – roli i fundit i Eric Dane

HBO ka publikuar trailer-in e dytë për sezonin e tretë të serialit të njohur “Euphoria”, duke i dhënë publikut një vështrim më të plotë mbi ngjarjet e reja dhe rikthimin e personazheve kryesore.

Një nga momentet më të veçanta të trailerit është paraqitja e fundit e aktorit Eric Dane, i cili rikthehet në rolin e Cal Jacobs.

Në një nga skenat e publikuara, personazhi i tij përballet sërish me Jules, të interpretuar nga Hunter Schafer, duke rikthyer tensionet dhe marrëdhënien e komplikuar mes tyre.

Foto: YouTube

Ndërkohë, rikthehet edhe Nate Jacobs, i luajtur nga Jacob Elordi, duke shtuar pritshmëritë për zhvillime dramatike në sezonin e ri.

Eric Dane ndërroi jetë më 19 shkurt në moshën 53-vjeçare, pas një beteje me sëmundjen ‘Skleroza Lateral Amiotrofike’.

Ai kishte zbuluar diagnozën në prill të vitit 2025, por pavarësisht kësaj vazhdoi punën dhe arriti të përfundojë xhirimet për sezonin e tretë, vetëm pak ditë pasi kishte nisur prodhimi.

Premiera e shumëpritur është caktuar për 12 prill në platformat HBO dhe HBO Max. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.