KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Publikohet një video e rrallë e Sahit dhe Hamëz Jasharit duke vallëzuar

Publikohet një video e rrallë e Sahit dhe Hamëz Jasharit duke vallëzuar

Është publikuar një video e rrallë e Sahit dhe Hamëz Jasharit, në të cilën ata shfaqen në momente gazmore, duke vallëzuar së bashku.

Pamjet janë ndarë nga Jashar Jashari, i cili ka theksuar se shqiptarët janë të fortë dhe dinë të përballojnë kohë të vështira, ashtu siç u kanë mësuar njerëzit e mëdhenj dhe heronjtë e kombit, edhe gjatë luftës së fundit.

Në mesazhin e tij, Jashari ka shkruar se në natën e ndërrimit të moteve dëshiron të ndajë me qytetarët këtë video të Hamzë dhe Sahit Jasharit, duke theksuar se ajo tregon edhe anën e lojës dhe gëzimit, pavarësisht ditëve dhe kohëve të rënda që ka kaluar populli shqiptar.

Ai ka shtuar se shqiptarët kanë dëshmuar gjithmonë forcë përballë vështirësive dhe se kjo natë është një moment reflektimi dhe lutjeje për një vit më të mbarë dhe kohë më të mira për popullin shqiptar, të cilin e ka cilësuar si të vuajtur, por të qëndrueshëm.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.