KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Publikohet lista e Real Madridit për “El Clasicon”, Vinicius mungon ndaj Barcelonë

Publikohet lista e Real Madridit për “El Clasicon”, Vinicius mungon ndaj Barcelonë

Real Madridi ka zbardhur listën e lojtarëve të ftuar për derbin e së dielës ndaj Barcelonës, ku mungesa kryesore mbetet Vinicius Junior, i cili po vuan dënimin prej katër ndeshjesh pezullim.

Përveç Viniciusit, pjesa tjetër e përzgjedhjes së madrilenëve nuk ka ndryshime të mëdha nga sfida e mesjavës në Champions League ndaj RB Leipzigut. “Los Blancos” vijnë në këtë përballje me moral të lartë dhe me synimin për të zgjatur serinë prej katër fitoreve radhazi, transmdeton Klankosova.tv.

Në krahun tjetër, Barcelona vjen pas një humbjeje të vështirë ndaj Paris Saint-Germainit dhe do të kërkojë me çdo kusht reagimin përballë rivalit të përbetuar.

Lista e plotë e Real Madridit:

Portierë: Courtois, Lunin, Mestre.

Mbrojtës: Militao, Alexander-Arnold, Konate, Cucurella, Carreras, Rudiger, Dumfries, Huijsen.

Mesfushorë: Bellingham, Camavinga, Tchouameni, Valverde, Guler, Bernardo Silva, Thiago Pitarch.

Sulmues: Mbappe, Endrick, C. Espi, Brahim Diaz, Yan Diomande.

Edhe pa yllin brazilian, “Los Blancos” synojnë të vazhdojnë formën pozitive përmes emrave të tjerë të repartit sulmues.

📋✅ ¡Nuestros convocados!
🆚 @fcbarcelona_es pic.twitter.com/qERUhgkH2z

— Real Madrid C.F. (@realmadrid) October 24, 2026

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.