Janë bërë të ditura formacionet zyrtare për përballjen mes Lillet dhe Bayern Münchenit, ku tekniku Davide Ancelotti dhe trajneri Vincent Kompany kanë përcaktuar emrat e titullarëve që do të zbresin në fushë nga minuta e parë, transmeton IndeksOnline.
Skuadra e Lillet, e drejtuar nga Davide Ancelotti, në repartin ofensiv rreshton Mbappé, Ueda dhe Haraldsson, ndërsa në mesfushë veprojnë Mukau, Bentaleb dhe kapiteni André.
Në krahun tjetër, Bayern Muncheni i Vincent Kompanyt e nis ndeshjen me Karl në majën e sulmit, të mbështetur nga Brown, Bischof dhe Laimer, ndërsa mbrojtja përbëhet nga H. Ito, Minjae Kim, Upamecano dhe Stanisic.
Formacionet zyrtare:
Berke Ozer; Goffi, Ngoy, Alexsandro, Verdonk; Mukau, Bentaleb, Andre; Mbappe, Ueda, Haraldsson
Urbig; H. Ito, Minjae Kim, Upamecano, Stanisic; Pavlovic, Kimmich; Brown, Bischof, Laimer; Karl

