KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Psikologët alarmojnë për dhunën te të rinjtë, rrjetet sociale dhe izolimi ndikojnë në sjellje

Psikologët alarmojnë për dhunën te të rinjtë, rrjetet sociale dhe izolimi ndikojnë në sjellje

Mungesa e aktivitetit fizik dhe koha e tepërt e shpenzuar në rrjetet sociale, i çon të rinjtë deri te dhuna në mes vete, thotë psikologia Ajla Bilalli. Sipas saj, vetë dhunuesi duhet të shikohet si rast për trajtim, pasi ai në të kaluarën e tij ka qenë viktimë e dikujt tjetër.

Bilalli theksoi se dhunuesi gjithmonë dëshiron të ketë favore në shoqëri për të qenë më i forti. Psikologia thekson se punën më të madhe e ka familja për të punuar me ta, duke i dëgjuar, përkujdesur për anën emocionale, e pastaj kyçen shkollat, Qendrat e Shëndetit Mendor dhe institucionet tjera kompetente.

Periudhën e fundit në Maqedoni ka ndodhur disa raste të rënda të dhunës mes të rinjve nën 18 vjeç.Sipas UNICEF-it, në Maqedoninë e Veriut, 23% e të rinjve të moshës 13 deri në 15 vjeç kanë raportuar se janë përballur me bullizëm nga bashkëmoshatarët të paktën një herë gjatë muajve të fundit, ndërsa raportet e institucioneve tregojnë për qindra raste të regjistruara të fëmijëve viktima të dhunës seksuale.

Po ashtu, UNICEF ka publikuar se më shumë se dy të tretat e fëmijëve të moshës 1 deri në 14 vjeç përjetojnë disiplinë të dhunshme në familje, përfshirë agresion psikologjik dhe/ose ndëshkim fizik.

UNICEF u ka bërë thirrje institucioneve për forcimin e mbrojtjes ligjore, mbështetjen e prindërve, trajnimin e stafit në shkolla për identifikimin e hershëm të dhunës dhe rritjen e sigurisë së fëmijëve edhe në hapësirën online. /tv21

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.