Sipas gazetarit Fabrice Hawkins, mbrojtësi i krahut i PSG-së, Achraf Hakimi, pritet të rikuperohet me kohë për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Arsenalit, që zhvillohet më 30 maj.
Mbrojtësi maroken pësoi një lëndim në kofshë gjatë ndeshjes së parë gjysmëfinale ndaj Bayern Munich, çka bëri që ai të mungojë edhe në përballjen e kthimit.
Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, po planifikon ta menaxhojë ngarkesën e lojtarëve në ndeshjet e ardhshme, me synimin që ta ketë skuadrën sa më të plotë dhe në gjendje optimale për finalen e Ligës së Kampionëve.
Ndërkohë, edhe portieri Lucas Chevalier mund të rikuperohet nga një lëndim në kofshën e djathtë para finales ndaj “Topçinjve”.
Padyshim rikthimi i Hakimit është lajmi më i mirë i mundshëm për gjigantin francez, duke qenë se lojtari është i padiskutueshëm në formacionin bazë, ndërsa përpos punës së madhe defansive ndihmon edhe në sulm.
Ndërkohë, në bazë analizave të fundit Arsenali shihet si favorit në letër pavarësisht që po garon edhe për titullin e Ligës Premier.
Kujtojmë, finalja e madhe është më 30 maj dhe zhvillohet në Budapest./Telegrafi/