KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Pse Nico Williams nuk përfundoi te Barcelona? Agjenti i lojtarit zbulon arsyen që prishi gjithçka

Pse Nico Williams nuk përfundoi te Barcelona? Agjenti i lojtarit zbulon arsyen që prishi gjithçka

Agjenti i sulmuesit të krahut të Athletic Bilbaos, Nico Williams, Felix Tainta, ka zbuluar arsyen kryesore pse transferimi i futbollistit te Barcelona nuk u realizua gjatë verës.

Tainta ishte i ftuar në podkastin “Los Fulanos”, ku foli për interesimin e disa prej klubeve më të mëdha evropiane për reprezentuesin spanjoll. Deklaratat e tij u raportuan nga gazeta spanjolle Marca.

Sipas agjentit, interesimi i Barcelonës për Williamsin nisi në verën e vitit 2024, pas përfundimit të Kampionatit Evropian, por klubi katalunas nuk ishte i vetmi që synonte transferimin e tij.

“Barcelona, Arsenali, Bayerni, Liverpooli, PSG-ja… Mund t’i rendis të gjitha. Të gjitha e donin Nicon”, deklaroi Tainta.

Megjithatë, mungesa e garancive për regjistrimin e lojtarit dhe mundësinë që ai të luante pa pengesa doli të ishte vendimtare në dështimin e marrëveshjes.

“Ne vendosëm që, nëse nuk kishte garanci se ai mund të luante, nuk mund ta merrnim atë rrezik”, u shpreh agjenti.

Sipas Mundo Deportivo, shqetësimi kryesor lidhej me mundësinë që Barcelona të mos arrinte ta regjistronte Williamsin për shkak të problemeve financiare dhe kufizimeve të saj në këtë drejtim.

Tainta pranoi gjithashtu se futbollisti kishte menduar seriozisht për një largim nga Athletic Bilbao, pasi ambicia e tij ishte të bënte hapin e radhës në karrierë.

“Nico e kishte menduar mundësinë e largimit. Ai është ambicioz”, shtoi agjenti.

Pavarësisht interesimit të klubeve të mëdha, Williams përfundimisht vendosi të vazhdonte aventurën me Athletic Bilbaon, duke nënshkruar kontratë të re që e mban të lidhur me klubin bask deri në vitin 2035./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.