KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Pse Barcelona do ta ketë fjalën “GOLF” në fanellë në El Clasicon ndaj Real Madridit?

Pse Barcelona do ta ketë fjalën “GOLF” në fanellë në El Clasicon ndaj Real Madridit?

Barcelona do të zbresë në fushë me fanella të veçanta në El Clasicon e radhës ndaj Real Madridit, pasi në pjesën e përparme të tyre do të shfaqet fjala “GOLF”, si pjesë e një bashkëpunimi me artistin amerikan Tyler, The Creator.

Gjigantët spanjollë do të përballen të dielën, më 25 tetor, në kuadër të La Ligës. Ky ndryshim i përkohshëm në fanellë vjen si pjesë e partneritetit mes Barcelonës, platformës muzikore Spotify dhe artistit, i cili qëndron pas markës GOLF WANG.

Logoja e kësaj marke do të shfaqet fillimisht në fanellat e ekipit të femrave të Barcelonës, të shtunën, e më pas në ato të ekipit të meshkujve, në përballjen ndaj Real Madridit.

“Tyler, The Creator vjen pas Olivia Rodrigo, Ed Sheeran, Travis Scott, Coldplay, Karol G, The Rolling Stones, Rosalía dhe Drake, artistë që më parë kanë qenë pjesë e fanellës së Barcelonës”, thuhet në njoftimin e klubit.

Për herë të parë, Spotify ia ka besuar një artisti dhe markës së tij kontrollin e plotë krijues për fushatën promovuese, përfshirë përmbajtjen audiovizuale dhe grafike.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, Spotify do të organizojë një ngjarje muzikore në Barcelonë një ditë para El Clasicos, ndërsa fanella do të jetë e disponueshme edhe në lojën e futbollit virtual eFootball nga 23 tetori.

Në shitje do të dalin 1.899 fanella të edicionit special, si dhe 22 të nënshkruara nga futbollistët e ekipeve të meshkujve dhe femrave. Edhe 11 fanella të tjera do të mbajnë firmën e Tyler, The Creator.

Barcelona ka një histori të veçantë me sponsorët në pjesën e përparme të fanellës. E themeluar në vitin 1899, skuadra katalunase nuk pranoi të kishte sponsor komercial në fanellë deri në vitin 2006, kur vendosi logon e UNICEF-it pa pagesë. Sponsorët komercialë erdhën më vonë, përfshirë Qatar Foundation, Qatar Airways dhe Rakuten.

Që nga viti 2022, sponsori kryesor është Spotify, i cili ka shfrytëzuar disa përballje ndaj Real Madridit për të promovuar emra të mëdhenj të muzikës. I pari ishte reperi Drake, logoja e markës së të cilit, “October’s Very Own”, u shfaq në fanellën e Barcelonës në një El Clasico të vitit 2022, të cilin katalunasit e humbën./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.