KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

​Protestuesit godasin policinë me llastiqe dhe kapsolla në Tiranë

​Protestuesit godasin policinë me llastiqe dhe kapsolla në Tiranë

Në Tiranë po zhvillohen sot dy protesta kombëtare, njëra e organizuar nga studentët, pedagogët dhe të rinjtë para Ministrisë së Arsimit, dhe tjetra e thirrur nga Partia Demokratike para Kryeministrisë.

Disa protestues kanë qëlluar me llastiqe dhe kapsolla në drejtim të policisë para Ministrisë së Arsimit. Protestuesit e maskuar janë rreshtuar përballë efektivëve të policisë dhe kanë qëlluar në drejtim të tyre me llastiqe dhe gurë.

Po ashtu, protestuesit kanë ndezur tymuese blu dhe të kuqe, si dhe janë djegur kartonë dhe kosha mbeturinash në rrugën përpara institucionit.

Kujtojmë, protestuesit e mbledhur para Ministrisë së Arsimit nuk kanë mirëpritur pjesëmarrësit e protestës së Partisë Demokratike dhe nuk kanë lejuar bashkimin e tyre me protestën studentore.

Protesta studentore vijon prej 19 ditësh, ndërsa Partia Demokratike ka organizuar tubimin e saj të dytë kombëtar në mbështetje të studentëve. /RTSH

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.