KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Protestojnë mësimdhënësit e shkollës “Pavarësia”, Ymeri nga SBASHK-u: Përveç dhunës psikike,  po përballen edhe me dhunë fizike

Protestojnë mësimdhënësit e shkollës “Pavarësia”, Ymeri nga SBASHK-u: Përveç dhunës psikike,  po përballen edhe me dhunë fizike

Shoqata Sindikale e ShFMU “Pavarësia”, Këshilli Drejtues i Shkollës dhe Këshilli i Prindërve sot kanë mbajtur në protestë dy orëshe në shkollë, pas incidentit fizik që ndodhi mes një arsimtari të kësaj shkolle dhe një nxënësi.

Në protestën e mbajtur në këtë shkollë i pranishëm ishte edhe Ymer Ymeri nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit (SBASHK).

Ai tha se një rast i tillë nuk është hera e parë që po ndodh, pasi raste të ngjashme kanë ndodhur edhe në shkolla tjera.

“Përveç dhunës psikike ndaj punëtorëve të arsimit, mësimdhënësve nga ana e nxënësve e shpeshherë edhe nga ana e prindërve ka raste edhe kur janë sulmuar fizikisht, si ai i djeshit…

Na vjen shumë keq që ka ndodh. Por, më e keqja më e madhe është se ngjarja nuk është paraqitur në mënyrën e duhur krejtësisht, por është marr një pjesë nga fundi i ngjarjes pothuajse dhe ajo është publikuar…”, tha ai.

Sipas tij, pastaj edhe organet e sigurisë kanë vepruar në bazë të këtyre ngjarjeve të publikuara.

“Kërkojmë nga organet e drejtësisë të shqyrtohet sa më shpejt rastin, të dilet me të vërtetën dhe ta lirojnë arsimtarin… Të ndërmarrin masa ndaj prindërve, fëmijët e të cilëve përdorin dhunë në shkollë”, tha ai. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.