KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Protestë para Kuvendit të Shqipërisë, Policia rrethon zonën para seancës së fundit parlamentare

Protestë para Kuvendit të Shqipërisë, Policia rrethon zonën para seancës së fundit parlamentare

Policia e Shqipërisë ka marrë masa të shtuara sigurie përreth Kuvendit, ku këtë të enjte pritet të zhvillohet protesta qytetare, ndërsa deputetët mblidhen për seancën e fundit të këtij sesioni parlamentar.

A2CNN, bën me dije se e gjithë zona rreth Parlamentit është rrethuar nga forcat e policisë. Në kryqëzimin pranë Xhamisë së Namazgjasë do të lejohet kalimi vetëm i deputetëve, ndërsa qytetarët e tjerë nuk do të mund të hyjnë në perimetrin e sigurisë të vendosur nga autoritetet.

Masat janë marrë për shkak të protestës që pritet të nisë në orën 08:30. Sipas raportimit, në zonë kanë mbërritur edhe efektivë të FNSH-së në numër të shtuar, ndërsa janë vendosur katër furgonë të kësaj force.

Banorë të zonës dhe kalimtarë të rastësishëm kanë tentuar të kalojnë në perimetrin e sigurisë, por nuk janë lejuar nga policia. Deri në momentin e raportimit, nuk ishte vërejtur ende hyrja e deputetëve në godinën e Kuvendit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.