Policia belge përdori gaz lotsjellës dhe sprej piper gjatë përleshjeve të së shtunës në Bruksel me protestues kundër qeverisë, të cilët kërkonin kushte më të mira në sistemin arsimor, raportuan dëshmitarë të agjencisë Reuters dhe media belge.
Përleshjet ndodhën pasi qindra protestues, kryesisht të rinj, u mblodhën në vazhdën e protestave që janë zhvilluar muajt e fundit, duke kërkuar më shumë fonde për arsimin dhe duke akuzuar policinë për dhunë të tepruar, transmeton Klankosova.tv
Policia e Brukselit deklaroi se nuk kishte pasur incidente të rënda. Ata theksuan se kishin marrë masa "për të garantuar ruajtjen e rendit publik dhe sigurinë e të gjithëve".
Sipas deklaratës, policia ndaloi përkohësisht pesë persona për prishje të rendit publik, si dhe katër të tjerë për posedim të armëve të ndaluara dhe nxitje të trazirave.

