KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Protesta nuk ka të bëjë as me studentët, as me nxënësit”, Rama: Dhunë nga të rinj të ekstremizuar

“Protesta nuk ka të bëjë as me studentët, as me nxënësit”, Rama: Dhunë nga të rinj të ekstremizuar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një konferencë për media të mbajtur sot në orët e mëngjesit theksoi se kjo valë e dhunës në Shqipëri nuk ka të bëjë as me studentët as me nxënësit, por me një grup njerëzish ku ka nga të gjithë, e edhe studentë që janë të ekstremizuar në pikëpamjet e tyre.

Rama në konferencën e mbajtur së bashku me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro tha se ushtrimi i të drejtës për të protestuar është liri kushtetuese, por sipas tij, këtu nuk po flitet për të drejtën për të protestuar, por për ushtrim të dhunës.

“…Natyrisht se brenda në atë grup që agreson policinë, që mban në një presion terrori qytetin ka edhe studentë, të cilët janë të ekstremizuar në pikëpamjet e tyre, studentët që i përkasin rrymave të reja të ekstremizmit politik, por problemi nuk janë dhe nuk do të jenë studentët dhe qytetarët që ushtrojnë të drejtën e protestës. Ushtrimi i të drejtës për të protestuar është liri kushtetuese… Por, këtu nuk flasim për ushtrimin e të drejtës për të protestuar, këtu flasim për ushtrimin e dhunës”, tha ai.

Rama edhe në këtë konferencë kishte me vete një gurë, raporton Telegrafi.

“Kam marr këtë gurë përsëri sepse kur e mban në dorë dhe kur imagjinon peshën që ky merr kur gjuhet drejt trupave të policisë është një armë që mund të shkaktojë edhe një tragjedi.

Ky gurë është objekti që ndan qartësisht dy anët e kësaj historie. Dhe ky gurë është objekti që përcakton se ku mbaron e drejta e protestës dhe e drejta e shtetit për të reaguar dhe marr në mbrojtje qytetarët e vetë, ata që duan të shkojnë në punë, në shkollë, dhe për të marr në mbrojtje të ardhmen e këtij vendit”, tha Rama. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.